-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi, refugjatët sirianë bëhen gati për dimër

Më të lexuarat

Refugjatët sirianë janë të pajisur me batanije, ngrohje, qilima, ushqime, rroba, këpucë dhe pajisje për pastrim, tha Israfil Bahar, drejtues i akomodimit të kampit Suruc

SANLIURFA (AA) – Kampet siriane të refugjatëve në provincën juglindore Sanliurfa të Turqisë janë gati për sezonin e dimrit, bëri të ditur sot drejtuesi i akomodimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e kampeve të Suruc, Akcakale, Ceylanpinar dhe Harran janë duke bërë aranzhime për të ofruar ndihmë për gati 80 mijë refugjatë në kushte të ftohta të dimrit.

Refugjatët sirianë janë të pajisur me batanije, ngrohje, qilima, ushqime, rroba, këpucë dhe pajisje për pastrim, tha Israfil Bahar, drejtues i akomodimit të kampit Suruc.

Tendat e vjetra në kampe janë zëvendësuar me tenda dimërore, tha ai për AA.

“Shumë OJQ në Turqi kanë kontribuar në përgatitjet duke dhuruar materialet e dimrit për refugjatët, veçanërisht Drejtoria e Emergjencave dhe Katastrofave të Turqisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke”, tha drejtuesi i akomodimit.

Ai tha se janë përpjekur të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë për refugjatët duke shtuar se “Ne kemi rreth 22.700 refugjatë këtu në Suruc. Ka 7.000 tenda në 14 lagje. Përgatitjet tona për dimër janë në vazhdim. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për mysafirët tanë”.

Esma el-Emraniye, e cila ka qëndruar në një kamp për dy vjet, shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e shoqërisë turke.

“Tendet tona ishin të rraskapitura teksa moti u bë i ftohtë, ne kishim ftoht gjithashtu. Tani çadrat tona janë zëvendësuar me më të mira dhe ne nuk ndiejmë më të ftohtin”.

Enver Ismail, një refugjat tjetër që qëndron në kamp, gjithashtu shprehu lumturinë e tij pasi u përmbushën nevojat e tij.

Ismail tha se me ndihmën e refugjatëve që qëndrojnë në kamp, përgatitja për kushtet e dimrit është gati për t’u përfunduar së shpejti.

Siria që nga fillimi i vitit 2011 u përfshi në një luftë të egër civile, kur regjimi i Bashar al-Assad shtypi protestat pro-demokracisë. Sipas OKB-së që atëherë, më shumë se 250 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit