8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidenti Erdoan: Nuk kemi më nevojë për ju

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të tolerojnë hapjen e “gropës së trazirave” që përbën kërcënim për rajonin.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të tolerojnë hapjen e “gropës së trazirave” që përbën kërcënim për rajonin.

Presidenti Erdoan iu drejtua deputetëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me rastin e hapjes së vitit të ri legjislativ.

Ai tha se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi i mbajtur në 25 shtator nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) nuk ka asnjë mbështetje.

“Hapi i hedhur nga ana e KRG-së nuk sjell rezultat të mirë. Ne nuk do të lejojmë që të krijohen trazira. Nëpërmjet Kirkukut që e dimë që është qytet turkmen, nuk mund të lejojmë kurrë që të kërcënohet vendi ynë. Ne do kërkojmë llogari për këtë. Administrata Rajonale Kurde e Irakut, në fund të fundit, është e detyruar të dështojë. Ne shpresojmë që të kthehet (heqë dorë) sa më parë nga ky gabim. Pasi Administrata Rajonale Kurde e Irakut të heqë dorë nga gabimi, atëherë do të ketë pranë Turqinë.

“Mbrojtja e të drejtës së kurdëve në Erbil nuk nënkupton shpërfilljen e të drejtës së arabëve në Mosull, të drejtën e turkmenëve në Kirkuk” tha Erdoan

Ai bëri të ditur se në luftën kundër terrorit, ndër vendet që e kanë zhgënjyer më shumë Turqinë vijnë vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për qëndrimin tolerant që mbajnë ndaj organizatave terroriste ata që pengojnë haptazi dhe jo duke u fshehur anëtarësimin e Turqisë në BE. Ndërkohë që sot anëtarët e organizatave terroriste lëvizin lirshëm në Evropë, ata i kanë kthyer këto vende në vende që mund të bëjnë çdo lloj organizimi kundër Turqisë” tha kreu i shtetit turk.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia nuk ka më nevojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe shtoi: “Nëse Bashkimi Evropian do të bënte sot një hap të madh, kjo do të kishte vetëm një rrugë: Duke e bërë Turqinë anëtare do të fillonte me të vërtetë një hap në kuptimin e plotë të fjalës për zhvillim ekonomik dhe kulturor (të BE-së). Nëse Bashkimi Evropian e bën këtë, atëherë ne jemi këtu dhe do të ndjenim kënaqësi për të dhënë kontribut në të ardhmen e Evropës. Nëse nuk e bën këtë (Evropa) për ne nuk ka asnjë ndryshim, do të vazhdojmë të përparojmë vetë në rrugën tonë”.

Erdoan u shpreh edhe në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme duke bërë të ditur se në vend nuk është vënë re asnjë anë negative e shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme.

“Deri mi sot, përveç organizatave terroriste dhe anëtarëve të tyre, nga gjendja e jashtëzakonshme nuk është ndikuar askush” tha Presidenti Erdoan.

Ndërsa në lidhje me luftën kundër terrorit, Erdoan tha: “Falë rezultateve që kemi arritur në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë, i kemi ‘paralizuar’ organizatat terroriste veçanërisht brenda kufijve tanë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit