Sony planifikon shkurtimin e vendeve të punës si dhe reforma tjera pasiqë ka raportuar një humbjerekorde prej 5.4 miliardë dollarë nëvitin fiskal që përmbyllet në mars.
Në njoftim thuhet se kompania me seli në Japoni ka humbur 3.2 miliardë dollarë vetëm në periudhën janar-mars, që është tremujori i pestë radhazi me humbje.
Rezultatet vjetore shënojnë vitin e katërt radhazi që kompania e pordhimit të videolojërave Playstation, televizioneve dhe prodhimeve tjera, shënon humbje.
Në deklaratë thuhet se fitimet janë gërryer nga vlera e lartë e jenit, komplikimet nga tërmeti shkatërrues dhe cunami i marsit, si dhe konkurrenca e fuqishme e kompanive tjera sikurse edhe rënia e çmimeve në sektorin e televizorëve.