-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Imami Elvis Naçi reagon pas akuzave se ‘nxiti’ tradhtinë bashkëshortore

Më të lexuarat

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi ka reaguar sot me një sqarim.

Një ditë pasi një videomesazh i tij mori dhënë neper rrjetet sociale, teksa thoshte se arsyeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila nuk i jep hakun burrit gjatë natës, ose nuk i kushton rëndësi pamjes fizike për t’i pëlqyer burrit dhe ai shkon e sheh gratë jashtë shtëpisë.Ne reagimin e tij ne faqen e vet ne FB, Imami thekson se ajo video është keqkuptuar nga disa dëgjues, pasi mesazhi ka qene tjetër gjë. Ne videomesazhin e postuar ai sqaron se “gruaja është për burrin xheneti në tokë” dhe këshillon burrat të duan gratë, ndërkohë që çiftet të kenë mirësi, dashuri dhe mirëkuptim mes tyre, si dy mesazhe te forta qe shënohen edhe në Kuran.

Reagimi i imamit

Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta dëgjojnë të gjithë!Pjesë nga videoja:Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas?! I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja. Dhe krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë. Ky është kushtrimi i Kuranit, të tjerat janë përralla. Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë, i çoi në Xhenet, i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga xheneti, humbi xheneti, humbi rehatia, tha a e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort? Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në Xhenet në këtë botë. Qetësohuni tek Xheneti i tokës që është një bashkëshorte e mirë. A pse kjo është femra në Islam, nuk rrihet femra? Jo, jo kjo është femra në Islam, Xheneti është nën këmbët e nënës, femra e barabartë me Xhenet. Tha kush i rrit tre vajza, i edukon, i marton shkon në Xhenet. Kjo është femra në Islam, të tjerat janë që i shton njeriu. Krijoi mes çiftit, dashuri dhe mëshirë. Në një ajet tjetër iu thotë bashkëshortëve, silluni me to me mirësi.

https://www.facebook.com/ElvisNaci/videos/1459937157423628/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit