2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ahmeti-Davutogllu: Shqiptarët boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish-kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, si dhe ish lideri i AKP-së, Ahmet Davutogllu.

Bashkëbiseduesit, njoftohet përmes kumtesës së BDI-së, diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.

Davutogllu theksoi se Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit.

Kryetari Ahmeti, shtohet më tej në kumtesë në takim ka folur për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit