Ne do të qëndrojnë kundër grushteve të shtetit, pavarësisht se në cilin vend të botës dhe kundër kujt bëhen ato, tha Kryeministri Erdoan mbrëmë në një darkë iftari.
Atyre që kritikojnë politikën e Turqisë ndaj Egjiptit Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan u është përgjigjur me fjalët: “Ajo që na ka hije neve është të qëndrojmë kryelartë kundër grushteve të shtetit, pavarësisht se në cilin vend të botës dhe ndaj kujt bëhen ato”.
Kryeministri Erdoan mbrëmë mori pjesë në iftarin e shtruar nga Sindikata e Nëpunësve të Rinj (Genç Memur-Sen), pjesë e Konfederatës së Nëpunësve (Memur-Sen). Në fjalën e rastit që mbajti këtu Kryeministri foli edhe për grushtin ushtarak në Egjipt.
Ajo që ndodhi në Egjipt ishte një grusht ushtarak, nënvizoi Erdoan dhe vijoi: “Ata vetë nuk e pranojnë një gjë të tillë, po çfarë është kjo që nuk e pranon. Nga njëra anë do t’u sulesh me tanke dhe armë civilëve dhe pastaj do thuash që kjo nuk ishte grusht shteti. Një qeverisje të ardhur në pushtet me zgjedhje ti nuk e rrëzove me kutinë e votimit, por e rrëzove me tanket, me armët dhe gradat që ke”.
Kryeministri turk kritikoi edhe një herë heshtjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj grushtit të shtetit në Egjipt.
Asnjë vend nuk i ka dalë për zot luftës për demokraci, tha Erdoan, ndërsa shtoi se deri tani bota, ata që pyesin në Egjipt “ku shkoi vota ime”, apo ata që bëjnë masakra nuk i ka parë dhe vazhdon të heshtë në emër të konjukturës.
Ata që kanë bërë grushtin e shtetit në Egjipt, ata që e përkrahin këtë puç ushtarak apo ata që heshtin përballë kësaj, me këtë turp do të jetojnë sa të jenë gjallë në këtë jetë, theksoi Kryeministri Erdoan./trt