2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Si të eliminoni erën e pakëndshme të këmbëve?

Më të lexuarat

Ditët e ngrohta sjellin edhe djersitje të madhe, siç na djersitet i tërë trupi, ashtu djersiten e shputat, pa marrë parasysh që kryesisht mbathim sandale apo papuçe.

Djersitja e tepërt është një problem shumë i përhapur edhe ditëve të ftohta, por shumë refuzojnë që të tregojnë.

Krahas problemeve që shputa e këmbës për shkak të djersitjes shpesh rrëshqet në këpucë, posaçërisht në ato me taka, te shumica shkaktohet edhe erë e pakëndshme e këmbëve.

Këpucët nga materiali artificial do t’i djersitin këmbët më shumë dhe shpesh ndodh që asnjë mjet të mos jetë efikas.

Kur hyjmë me shpejtësi të djersitur dhe të lodhur nën dush, shpesh harrojmë që t’i lajmë detajisht edhe shputat. Është shumë e rëndësishme që të lahen me sapun, sepse shputat nuk lahen vetvetiu vetëm duke rënë uji mbi trupin tonë.

Pra, kur bëni dush çdo ditë, lajini edhe shputat, pastaj thani mirë me peshqir duke pasur kujdes që të fshini edhe pikën e fundit të ujit midis gishtave. Pastaj, në shputa dhe midis gishtave qitni bebi pudër.

Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen.

Dezinfektojini këpucët për të shkatërruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienën personale, lajini këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

Era e pakëndshme nga këpucët mund të eliminohet me tretje të butë të hipermanganit. Fjala është për pluhurin të cilin mund ta gjeni në çdo barnatore, ndërkaq ka funksion dezinfektimi.

Gjithashtu, për të larguar erën e keqe të këmbëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndihmon edhe pajisja që është për banjën e këmbëve apo e quajtur ‘footbaths’. Më mirë këtë veprim bëjeni në mëngjes.

Përgatitni dy prej këtyre enëve, një të mbushur me ujë të ftohtë dhe një me ujë të nxehtë dhe hidhini atyre kripë deti (rreth 50g në 4 litra ujë).

Futini fillimisht këmbët për 2 minuta tek ena me ujë të ngrohtë dhe shumë shpejt kalojini ato tek ena tjetër me ujë të ftohtë për 10 sekonda. Përsëriteni këtë proces 4-5 herë.

Tjetër: Mëllaga, është anti-mikrobi më i mirë natyral. Bëj një banjë me mëllagë për këmbët. Hidh në një legen me ujë të vakët 3 lugë gjethe të thata të mëllagës, lëri këmbët në ujë për 10 minuta, pastaj fshiji me kujdes, kështu këmbët nuk do të djersiten shumë dhe s’do të mbajnë më erë.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktiviteti fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët.

Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene.

Nëse infeksioni i kërpudhave në këmbët tuaja manifestohet me mjaft forcë dhe ju vuani nga një erë super e keqe, për të trajtuar lëkurën e këmbëve tuaja, ju vjen në ndihmë një recetë e gjysheve tona. Bëni banjë këmbësh me acid acetik.

Për ta bërë këtë, në një tas me 3 litra ujë të ngrohtë hidhni 5 lugë uthull që përdorni në kuzhinë. Mbajini këmbët aty për 5-6 minuta dhe më pas shpëlajini po me ujë të ngrohtë.

Larja me këtë mënyrë e këmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë për të reduktuar ndjeshëm erën e këmbëve dhe manifestimin e kërpudhave brenda 3 ditëve.

Nëse asgjë nga ajo që thamë më sipër nuk jep rezultate, kërkoni ndihmën e dermatologut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit