2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

11 anëtar të një grupi ekstremist arrestohen në Angli

Më të lexuarat

Njëmbëdhjetë burra janë arrestuar si pjesë e një hetimi lidhur me grupin e ndaluar ekstremist “National Action”, apo i Veprimi Kombëtar.

Njëmbëdhjetë prona po kontrollohen, tha policia, duke shtuar se një nga të arrestuarit ishte “indoktrinuar në burg”. Arrestimet u bënë anembanë Anglisë dhe Uellsit, tha Policia e Mançesterit.

Veprat e tyre të dyshuara përfshijnë financimin e terrorizmit, përgatitjen e një akti terrorist, anëtarësimin në një organizatë të ndaluar dhe posedimin e materialit ekstremist.

“Veprimi Kombëtar” u ndalua në Britani të Madhe në dhjetor të vitit 2016, dhe është grupi i parë i djathtist që u ndalua që nga Lufta e Dytë Botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit