3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Blair mbështet puçin, veprimi ushtarak më i mirë se qeveria demokratike

Më të lexuarat

Ish kryeministri britanik, Tony Blair në një artikull të publikuar në Observer, shkruan se ushtria duhet të intervenonte ose të lejonte që vendi të shkoj në kaos, duke rënë pushteti në opozitën e rrugëve.

Deklarimet e Tony Blair mbi aktin e rrëzimit ushtarak të një presidenti të zgjedhur nga populli në mënyrën demokratike, duket të jetë tepër provokativë për rajonin, pasi Blair është i dërguar përfaqësues në Lindje të Mesme për SHBA-të, Rusinë, EU dhe OKB.

Në situatën aktuale Blair, deklaron se “Ne duhet të angazhohemi me forcat e reja që de fakto janë në pushtet që të ndihmojmë që qeveria e re të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme, vecanërisht ato në ekonomi…”
“Ngjarjet që quan ushtrinë e Egjiptit në largimin e presidentit Muhamed Morsi kanë një zgjidhje të thjeshtë: intervenim ose kaos. 17 milion njerëz në rrugë (shifër kjo e fryrë sh.p.) nuk janë sikurse vendimi i zgjedhjeve por megjithatë janë një manifestim i fuqisë.” shtoi ai.

“Unë jam një mbështetës i fortë i demokracisë. Por qeverisja demokratike nuk do të thotë patjetër një qeveri efektive. Sot është sfide efikasiteti” tha Blair, duke e mbrojtur puçin si lëvizje të drejtë.

Blair argumentoi se perëndimi duhet të qendrojë plotësisht i angazhuar në regjion, përfshi Sirinë, Iranin dhe Palestinën. “Kjo na brengos shumë. Lajmi i mirë është se atje janë miliona njerëz bashkohor dhe mendjehapur. Ata duhet ta dijnë se ne jemi në anën e tyre, ne jemi aleatët e tyre, të përgaditur për të paguar çmimin që të jemi me ta”.
/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit