Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Transparency International” ka publikuar të dhënat e një sondazhi, nga i cili rezulton se korrupsioni vitet e fundit në botë është rritur ndjeshëm.
Madje më tepër se kaq, çdo banor i katërt i planetit të paktën një herë është detyruar të japë ryshfet.
Në vendet e varfra korrupsioni është dy herë më i lartë se në vendet e zhvilluara. Gjithashtu, sipas fjalëve të aktivistëve të të drejtave të njeriut, policia dhe gjykatat shumë më shpesh rezultojnë të hapura për ryshfet, megjithatë janë pikërisht partitë politike ato që perceptohen si epiqendra të mitëmarrjes.