Një kirurg mysliman i cili u doli në ndihmë dhe i trajtoi viktimat në Manchester Arena tha se ai i e ka falur personin që e kishte therrur në qafë, teksa po hynte në një xhami.
Doktori Nasser Kurdy, i cili operoi viktimat e sulmit terrorist të muajit maj, u therr me thikë teksa po hynte në Qendrën Islame Altrincham në Hale, Cheshire.
Viktima 58-vjeçare pësoi një plagë prej tre centimetrash në pjesën e prapme të qafës.
Kurdy, baba i tre fëmijëve vinte nga një familje siriane-jordaneze, dhe po përgatitej të kthehej në punë për të trajtuar pacientët e tij.
“Zoti më ka mëshiruar dje, mund të isha goditur në nerv, arterie, venë. Qafa është kontakti midis trupit dhe kokës, por për fat të mirë plaga qëlloi të ishte vetëm muskujt.
“Teksa po hyja në ambientin e Qendrës, ndjeva dhimbje dhe goditje në qafë.
“Unë u ktheva dhe e pashë këtë zotëri me në një paraqitje kërcënuese. U ndjeva i kërcënuar”.
Policia më vonë bëri dy arrestime dhe tha se ata po e trajtonin këtë incident si një krim urrejtjeje.
Z. Kurdy ka punuar si mjek për katër dekada, pasi ka ardhur në Britani për të studiuar mjekësinë në vitin 1977 dhe duke punuar në Perth, Dundee dhe Northampton përpara se të vendosej në Mançester në vitin 1991.
Ai po shkonte në Qendrën Islamike për lutjet e mesditës dhe një mbledhje komiteti, pasi ai është një ligjërues në Qendër, dhe ishte nënkryetar i saj.
Lidhur me faljen që ia bëri sulmuesit ai tha: “Ai nuk është përfaqësues i këtij vendi, prandaj ndaj tij nuk kam absolutisht asnjë zemërim, urrejtje apo ndonjë gjë negative, e kam deklaruar se e kam falur tërësisht.
“Ai mund të jetë një person i margjinalizuar brenda komunitetit të tij.”
Por zotëri Kurdhi poashtu tha se ndiente se krimet e urrejtjes kundër myslimanëve po shkallëzoheshin përkrah incidenteve terroriste duke përfshirë bombardimet në Manchester Arena dhe sulmi në Parsons Green.
“Klima është shumë kërcënuese, shumë shqetësuese. Dje ka ndodhur diçka e tmerrshme.
“Duhet të pranojmë se krimet e urrejtjes ndaj muslimanëve janë në rritje dhe ato po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.
Policia e Mançesterit tha se dy burra të moshës 32 dhe 54 vjeç, u arrestuan brenda një ore nga sulmi. Kjo çështje po trajtohet si krim i urrejtjes, por nuk po lidhet me terrorizmin.