1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gazivoda nuk do duhej të shtrohej në tavolinën e bisedimeve

Më të lexuarat

Çështja e Gazivodës nuk do duhej të shtrohej asnjëherë në tavolinën e bisedimeve me Beogradin, ka thënë analisti politik, Ardian Arifaj.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha dje se temë e takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë edhe Hidrocentrali i Gazivodës, Arifaj tha se nuk mund të ketë negociata për këtë çështje. Ai theksoi se duhet të ketë më shumë transparencë në procesin e dialogut, sidomos kur bëhet fjalë për çështje vitale për shtetin.

Mungesa e transparencës zë vend sërish në kritikat e analistëve politikë të cilët flasin për takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton. Analisti Ardian Arifaj tha se do duhej të kishte më shumë transparencë, sidomos për faktin se bëhet fjalë për dy çështje të rëndësishme si energjia dhe telekomi.

“Ajo që vërejmë si edhe herëve tjera është që përsëri mungon një transparencë rreth asaj se çka po bisedohet, çfarë propozimesh ka në tavolinë dhe cilat janë ato qëndrimet e përafruara”, tha Arifaj për Radio Kosovën.

Në takimin e djeshëm në Bruksel ku është diskutuar çështja e energjisë dhe telekomit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është arritur pajtimi në parim. Ai ka thënë se kanë mbetur në secilën nga këto dy çështje edhe nga një element i vogël të sqarohet në ditët e ardhshme për çka do të bisedohet gjatë vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton në Prishtinë dhe Beograd.

Por, më konkret ka qenë homologu i tij serb, Ivica Daçiq. Kryeministri serb ka bërë të ditur se problem gjatë këtij takimi ka qenë edhe çështja e Hidrocentralit të Gazivodës, por kjo çështje është lënë për më vonë për shkak të problemeve rreth pronësisë.

Sipas analistit Ardian Arifaj, kjo çështje asnjëherë nuk do duhej të shtrohej në tavolinën e bisedimeve.

“Gazivoda thjesht as nuk duhet të hapet si temë në këto bisedime, për atë është habi për qytetarët që Gazivoda hapet si temë në këtë proces bisedimesh. Kosova nuk guxon të lejojë kurrfarë negociatash, kurrfarë kompromisesh në rastin e Gazivodës”, tha Arifaj.

Për çështje siç janë energjia dhe telekomi, Arifaj tha se Kuvendi i Kosovës do duhej të ishte i përfshirë drejtpërdrejt, para të cilit duhet të raportojë kryeministri se çk apo bisedohet, cilat janë kushtet që po pranohen dhe cilat janë qëndrimet e përafruara që po përmenden në vazhdimësi, në mënyrë që pastaj Kuvendi ta jap fjalën përfundimtare.

Ndryshe, takimi i 13 me radhë i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nuk ka rezultuar me marrëveshje përfundimtare konkrete, por të dyja palët thanë se në takim është arritur përparim dhe paralajmëruan takimin e radhës në Bruksel më 14 korrik.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit