-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipt – Vëllazëria Muslimane bën thirrje për një mobilizim ndërkombëtar

Më të lexuarat

Vëllazëria Myslimane në Egjipt ka bërë thirrje sot për një “mobilizim mbarëkombëtar”, pas të shtënave me armë nga ushtria kundër manifestuesve mbështetës së presidentit të larguar Muhamed Mursi ku kanë mbetur të vdekur 35 persona sipas lëvizjes.

Partia për Drejtësi dhe Liri (PLJ), krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, bëri thirrje përmes një deklarate të shkruar “për mobilizim të popullit të madh egjiptian kundër atyre që po përpiqen t’i grabisin atij revolucionin përmes tankeve dhe dhunës”.

”PLJ i bën thirrje komunitetit ndërkombëtarë, grupeve ndëkombëtare dhe të gjithë individëve të lirë të botës të ndërhyjnë për të ndaluar masakrat e tjera (… ) dhe rishfaqejen e një tjetër skenari sirian në Botën Arabe”, thuhej në deklaratë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit