-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në pamundësi për të iu votuar të gjithëve, ju lutem merreni këshillën time!

Më të lexuarat

Të nderuar vllëzër ju të cilët keni marrë guximin qe të jeni pjes e fushatës për të qenë ose kryetarë ose asambleistë dua të ju them se:
Fillimishtë lus Allahun.xh.sh te ju ruaj nga mëkatet e mundëshme gjat fushatës, dhe ne të njejtën kohë edhe të iu përgëzoj që keni marrë guximin të jeni pjes e një udhëheqje më të mirë.
Një numër i juaji i madhë jashtëzakonishtë ne te gjitha partit me te cilat do të garoni jeni miq të mit por në të njejtën kohë edhe vllëzër e xhematlinjë me të cilët kemi ndarë brengën se si është më mirë të udhëhiqet qyteti ynë apo shteti në veqanti.Jam i knaqur që kësaj rradhe myslimanët praktikant kanë filluar të jenë aktiv edhe në këtë drejtim por…
Një numër i madhë nga ju keni kërkuar me të drejtë nga unë që të ju mbështes në rrugëtimin tuaj të sinqertë e të drejtë dhe në shenjë rrespekti ndaj meje më keni dhënë me të vërtet shumë shpjegime për planet tuaja për një qytet më të mirë dhe tu them të drejtën me keni lënë vërtet të befasuar nga aftësit dhe bagazhet tuaja përgaditore, shtoja këtu edhe atë fetare behet edhe ma e fuqishme e drejta juaj për të garuar dhe për ta kerkuar votën gjithandej.
Por… meq nuk kam mundësi që të “shkep” gjithandej votën time padyshim që do të mundohem të paktën te flas mirë për ju gjithandej dhe të ju tregoj se jeni nga djemt e mirë të cilët krahas zhvillimit të qytetit do mbështesni edhe projektet e Komunitetit Islam.
Unë jamë i bindur se shumica nga ju ia kan frig Allahut.xh.sh. dhe do të punojne pa “hile” në mbarvajtjen e qytetit dhe te shtetit tonë të dashur, përndryshe do të merrni mallkimin e Allahut.xh.sh në këtë botë dhe në tjetren, sikurse që jamë i bindur se do të angazhoheni pa masë duke mos kursyer asgjë në shpërbërjen e së keqës dhe në luftimin e të ligës dhe errësirës.

 

Përndryshe më lejoni të ju këshilloj me diqka që ndoshta do te iu bëj mirë gjatë fushatës por edhe gjatë ngritjeve tuaja të mundëshme!!!
Feja Islame është fe e pastër dhe ardhur nga Allahu.xh.sh dhe si e tillë thirrja e saj është Globale për këtë arsye na mëson për q’do gjë që nga Largimi i mbeturinave e deri tek udhëheqja e shtetit, dhe mirësite ose ndeshkimet që vijnë nga abuzimi me pushtetin, dhe une po marre guximin që një Ajet dhe dy hadithe të i përmendi në këtë porosi për ju dhe për votuesit tuaj.
Thotë Allahu.xh.sh. “Rruga që shpie nga ndëshkimi është për ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe kundër atyre që pa kurrfar arsye bëjnë çrregullime në tokë.Për të tillët është është një denim i dhembshëm” (Shura 42)
Kurse Muhamedi.a.s Thoshte : “Secili emir (udhëheqës) edhe i fhjetë vetëve, do të vjen ditën e gjykimit me duar të mbledhura në fyt.Ia liron drejtësia ose (përndryshe), do të ia mbaj ashtu tirania”
Thoshte Muhamedi.a.s “Secili udhëheqës që i ka marrë në përgjegjësi punët e myslimanëve e pastaj nuk mundohet për ta dhe nuk i këshillon ata, nuk do të hyj në xhennet me ta” (Buhariu)
Thoshte MUhamedi.a.s. “Ju po lakmoni që të jeni në kryesi, ndërsa ditën e gjykimit do të pendoheni” (Buhariu)
Thoshte Muhamedi.a.s: “Çdo popull në të cilin punohet me mëkate, e ata janë më të fuqishëm dhe më të numërt se ata që i udhëheqin dhe nuk i ndërrojnë, Allahu do të i kaploj me ndonjë ndëshkim” (Tajlisi Nr.663 është hadith HASEN).

 

Andaj vllëzërit e mi nga rrespekti ndaj jush që kemi ju këshillojmë që të jeni të kujdeshëm dhe mos te nxisni urrejtje, por as gënjeshtra e as etiketime gjatë kësaj fushate, ju këshillojmë veqanarishtë juve që falni namaz dhe që e mbani veten për mysliman që te jeni të matur sepse urtësia, maturia, dhe aftësia është avantazhi juaj.Allahu.xh.sh ju ruajte e ju ndihmoftë në punët e “Hajrit” nëse jeni bela për këtë popull Allahu.xh.sh ju përmirësoft.

 

Me rrespekt hoxha juaj Enes.ef.Limani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit