-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nuk do të jetë valide deklarata e Haki Hazirit si dëshmitar i mbrojtur

Më të lexuarat

Deklarata e dhënë nga Haki Haziri në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur do të bie në ujë dhe nuk do të jetë valide, pasi që ai ka hequr dorë nga statusi i dëshmitarit të mbrojtur.

29 vjeçari nga Shutka e Shkupit, i arrestuar gjatë operacionit “Monstra” më 1 maj, për një javë konsiderohej i zhdukur dhe se më pas rezultoi se ka qenë dëshmitarë i mbrojtur, mirëpo pas një jave duke hequr dorë nga statusi i tij si dëshmitar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Pas heqjes së statusit të dëshmitarit të mbrojtur, ndaj Haki Haziri u ngrit kallëzim penal si person i dyshuar për bashkëpjesëmarrje në vrasje dhe ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit.

Ekspertët për çështje juridike dhe avokati mbrojtës Naser Raufi ka deklaruar se deklaratat e dhëna në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur nuk do të jetë valide pasi që ai ka hequr dorë nga statusi i mbrojtjes dhe se është shpallur i dyshuar për vrasjen e pesëfishtë.

“Sipas procedurave ligjore, gjykata gjatë procesit gjyqësor si dëshmi mund të marrë vetëm deklaratën e tij që e ka dhënë në cilësinë e të dyshuarit dhe jo deklaratën si dëshmitarë i mbrojtur”, theksojnë avokatët mbrojtës.

Deri tani nuk është sqaruar se përse Haziri fillimisht kishte firmosur deklaratën si dëshmitarë i mbrojtur, ndërsa më pas kishte hequr dorë nga ajo. Familjarët kërkojnë hollësi dhe ndriçimin e tërë ngjarjes, duke kërkuar përgjegjësi në rast se ka ndodhur ndonjë e keqe ndaj djalit të tyre. Mediat maqedonase së fundi kanë nxjerrur versione të ndryshme të deklaratave dhe dëshmive të paverifikuara, që fajësojnë Hakiun si pjesëmarrës në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupi, së bashku me pesë personat e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës të drejtpërdrejt. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit