2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: Dijetarët M.Hasan, Ebu Is’hak dhe M.H.Jakub ndalohen nga ligjërimi

Më të lexuarat

Pas refuzimit për të mbështetur pucin ushtarak kundër legjitimitetit të Presidentit Muhamed Mursi, u ndaluan nga predikimi i xhumasë, klerikët Muhamed Hasani, Ebu Is’haku dhe Muhamed Husejn Jakubi.
Duke ju referuar raporteve të Al Xheziras, forcat e armatosura lëshuan një dekret i cili i ndalon dijetarëve Muhamed Hasanit dhe Muhamed Husejn Jakubit ligjërimin e Xhumasë, pasi ata refuzuan një urdhër i cili iu jepte atyre instruksionet që të kërkojnë nga protestuesit nga të gjitha anët e republikës që të kthehen të qetë në shtëpitë e tyre.
Ndalimi nga ligjërimi vjen edhe si pasojë e refuzimit të një urdhëri tjetër të gjeneralit të Komandës së Forcave të Armatosura i cili i kërkoi dijetarëve që të regjistrojnë fjalimet e tyre në media dhe të mbështesin puçin ushtarak, por sipas burimeve dijetarët e nderuar e refuzuan edhe këtë./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit