2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Virusi 4 vjeçar mund të dëmtoj 99% të pajisjeve Android

Më të lexuarat

Sipas hulumtuesve të sigurisë në Bluebox, një virus 4 vjecar për Android mund potencialisht të lejoj një haker të modifikoj kodet APK duke e shëndrruar cfarëdo aplikacioni në virus të dëmshëm Trojan.

Virusi mund të shkaktoj dëme në 99 për qind të pajisjeve Android, ndërsa sipas Bluebox, ky virus ka qarkulluar nëpër këto pajisje që nga lansimi i versionit Donut 1.6 të Android.

“Ekipi hulumtues i Bluebox Security ka gjetur një virus i cili ka potencial të thyej një aplikacion pa nevojën e nënshkrimit kriptografik të tij, duke i shëndrruar aplikacionet e rregullta në viruse Trojan, pa u vërejtur nga dyqani online, telefoni apo përdoruesi.”
“Ky virus i cili ka qarkulluar online për 4 vjet, mund të dëmtoj rreth 900 milion pajisje Android duke i mundësuar hakerëve të përdorin të dhënat tuaja personale dhe shumë informata tjera,” thuhet në raportin nga Bluebox.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij virusi të mundshëm, mund të vizitoni faqen zyrtare të Bluebox. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit