2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kurani apo Bibla, kush është më i dhunshëm? Ja çfarë thonë programet kompjuterike

Më të lexuarat

Një prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të interesuar në sasinë e dhunës në Bibël dhe Kuran, ka krijuar softuerin ku ka futur tekstet e të dy librave. Edhe pse inxhinieri Tom Anderson nuk u nis me supozimin se Kurani ka më shumë fjalë të dhunshme në faqet e saj, hulumtimi nisi pas të mediave që cekin myslimanët, xhihadistët dhe luftëtarët e ISIS-it që bëjnë krime në emër të Kuranit.

Duke përdorur softuerin që iu deshën dy minuta për të analizuar tekstin dhe për të kategorizuar fjalët, Anderson shikonte se sa herë në njërin apo tjetrin libër ishin fjalët “lumturia”, “parandjenja”, “zemërimi”, “urrejtja”, “pikëllimi”, “befasia”, “frika” dhe “mirëbesimi”, raporton Independent, transmeton Telegrafi.

Gjatë analizës ai përdori Dhiatën e Vjetër, Dhiatën e re dhe Kuranin, që të tri këto të botuara në anglisht më 1957.

Analizë e detajuar tregoi se Dhiata e Vjetër ishte shumë më ‘e dhunshme’ se Dhiata e Re dhe dy herë më ‘e dhunshme’ se Kurani.

“Nga të tre librat, përmbajtja e Dhiatës së Vjetër është padyshim më e dhunshme. Vrasjet dhe shkatërrimi përmenden më shumë në Dhiatën e Re. Ato aty janë me 2.8 për qind, derisa në Kuran me 2.1 për qind. Por, Dhiata e Vjetër ka sasi më të madhe të dhunës”, tha Anderson.

Është interesante që mirëbesimi është më i pranishëm në Kuran, ndërsa zemërimi është një nga fjalët kyçe që vazhdimisht përmendet në Bibël.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit