Turqia kërkon të zgjerojë ndikimin drejt Ballkanit, ndërsa firmat e saj kërkojnë të investojnë masivisht në Serbi. Kështu shkruan gazeta gjermane Neue Deutschland.
Në fund të shtatorit ai do udhëtojë drejt Serbisë me 150 biznesmenë. Tema e diskutimit pritet të jetë projekti ‘Rrjedhja turke’, një gazsjellës nga Rusia përmes Detit të Zi në Europën juglindore për të furnizuar Europën.
Ky gazsjellës duhet të kalojë përmes Serbisë. Fakti që Greqia konsiderohet një vend tranzit dhe Maqedonia drejtohet nga një qeveri pro-perëndimore, tregon se nuk ndikon te asnjë nga palët.
Të gjithë mendojnë që një zgjidhje do ishte Bullgaria, e cila mund do pranonte për shkak të ekonomisë së dobët dhe krijimit të mundësive për punësim.
autori i shkrimit, Elke Windisch, thotë se në shenjë respekti turqit e thërrasin presidentin Rexhep Tajip Erdogan si “Baba” ose shpesh si “Rexhep Baba”.
Firmat turke masivisht duan të investojnë në industrinë e tekstilit dhe të blejnë hotelet në zonat malore të mbetura të paprivatizuara që nga koha e komunizmit.
Firmat turke të ndërtimit kanë një emër të mirë: ndërtojnë lirë, mirë dhe brenda afatit kohor.
Detajet ata i kanë diskutuar në një bisedë ballë për ballë në Stamboll, gjatë Kongresit të Naftës në qershor. Aty Vuçiç i ka propozuar Erdoganit për të pritur pak kohë që të diskutojë çështjen me gjithë spektrin politik, ekonomik dhe kulturor.
Serbia dhe kombi serb, duan të krijojnë një “miqësi të vërtetë” me Turqinë, ka thënë Vuçiç, i cili e sheh Ankaranë si “faktorin më të rëndësishëm për paqen” në Ballkanin perëndimor.
Vuçiç ka luajtur me zhvillimet në Maqedoni dhe mbi të gjitha në Bosnjë, ku kërcënohet ndarje e pakicave. Por Erdogani ka dalë në mbrojtje të etnitetit turk dhe myslimanëve në Ballkan.
Në të njëjtën kohë, ai e ka bërë të qartë që Turqia është pas Marrëveshjes së Dejtonit, të nënshkruar në 1995 që i dha fund Luftës së Bosnjës, shkruan gazeta gjermane.
Në vijim thuhet se Turqia po përpiqet të shtrijë ndikimin në vendet e Ballkanit dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Beogradi ka ndikim të madh të Republikën Srpska, por edhe te opozitat në Malin e Zi dhe Maqedoni.
Për Serbinë, Europa është vetëm një opsion i mundshëm i së ardhmes, ndërsa për Erdoganin, konflikti me Europën është një arsye që Turqia të shfaqet si fuqi e madhe mbi Ballkan.
Përgatiti: Gjergji Koja – /tesheshi.com/