Lëvizja “Tamarrod” kundër Presidentit egjiptian, Muhamed Mursi i bëri thirrje shefit të shtetit të linte detyrën nën kërcënimin e organizimit të protestave masive.
“Ne i japim Muhamed Mursit kohë deri të martën më 2 korrik në orën 17:00 për lënien e pushtetit duke lejuar kështu insititucionet shtetërore të organizojnë zgjedhje presidenciale të parakohshme”, citon deklarata e “Tamarrod” e publikuar në faqen zyrare të lëvizjes në internet.
“Në rast refuzimi, ai do të përballet me një mosbindje totale civile”, citon më tej deklarata./trt/kohaislame