3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Skandal në kishën serbe, prifti dënohet me 20 vite burg

Më të lexuarat

Nuk pushojnë skandalet e priftërinjve serb.

Prifti i suspenduar serb, Branislav Peranovic (55) është shpallur fajtor nga gjykata e lartë në Shapac të Serbisë për vrasjen e Nebojsha Zarupcit (39) dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vitesh, raporton Blic.
Siç njoftojnë mediat serbe Peranoviç është akuzuar për vrasje të personit nën përkujdesje në Qendrën për rehabilitim të të varurve nga droga, ku prifti ka qenë drejtues i saj. Në aktgjykimin e tij është shqiptuar se vepra penale është bërë me vetëdije.
Peranoviç është akuzuar se në mënyrë të pashpirtë më 6 gusht ka shkaktuar vrasjen e Zarupcas duke e goditur një numër të madh të goditjeve me shkop, këmbëve dhe kofshave, që kanë qenë shkak ti vdekjes. Për këtë vepër penale ligjet e Serbisë parashohin burg prej 10 deri më 40 vite.
Pak më parë me aktualizimin e këtij rasti, reaguan institucione të ndryshme ndërkombëtare për dhunë dhe maltretim jonjerëzor të personave në qendrat e rehabilitimit në Serbi.
Ditë më parë një prift tjetër, Kaçaveda u kap në flagrancë pasi që doli një video e tij ku ai kishte marrëdhënie seksuale me një djalë. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit