Nga pesë xhamitë më të mëdha të Londrës, është nisur një fushatë për ndërgjegjësimin e myslimanëve për të dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë.
Fushata organizohet nën kuadrin e javës kombëtare për dhurimin e gjakut në Britani dhe bëhet nën moton:”Unë jam mysliman dhe dhuroj gjak”.
Fushata udhëhiqet nga të rinj myslimanë të mbështetur nga figura të njohura fetare, lordë, personalitete të njohura, institucione dhe organizata islame të mëdha që përfaqësojnë të gjitha etnitë. Ajo synon të nxisë myslimanët të dhurojnë gjak dhe të ofrojë një imazh tjetër rreth islamit, si përgjigje ndaj fushatave shpërfytyruese të disa qarqeve. Organizatorët shprehen se kjo është fushata më e madhe pozitive, e organizuar nga myslimanët në Britani. Në të gjitha xhamitë e Londrës, janë ngritur qendra për ti nxitur myslimanët për të dhuruar gjak. Dhurimi i gjakut ka qenë dhe temë e rytbeve të ditës xhuma. /a/online/kohaislame