1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OBI thirrje Mianmarit të respektojë të drejtën ndërkombëtare

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit, e cila po ushtron shtypje ndaj pakicës muslimane në shtetin e Arakanit, të respektojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare

(AA) – Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit, e cila po ushtron shtypje ndaj pakicës muslimane në shtetin e Arakanit, të respektojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të Samitit të Shkencës dhe Teknologjisë të OBI-së që mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, sot u mbajt një mbledhje me iniciativë të Turqisë në të cilën u diskutua për gjendjen humanitare dhe dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Pas mbledhjes së kryesuar nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në të cilën morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, u publikua deklaratë përfundimtare prej 19 pikash.

Në deklaratë janë shprehur shqetësime për trysninë sistematike ndaj kominitetit musliman në Arakan dhe aktet mizore ndaj civilëve, ndërsa i bëhet thirrje qeverisë së Mianmarit të respektojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e njeriut.

Liderët kërkuan nga qeveria e Mianmarit t’i japë fund politikës për dëbimin e muslimanëve të Arakanit dhe përpjekjeve për të fshirë kulturën islame dhe identitetin e pakicës muslimane.

Sipas deklaratës, burim i tensioneve në Arakan është fshirja e pronave dhe shtëpive të pakicës muslimane nga kadastra dhe asgjësimi i ndërtesave, faltoreve dhe objekteve të organizatave të tyre. Aty po ashtu rikutjohet se muslimanëve të Arakanit në vitin 1982 iu mor e drejta për shtetësi dhe përmes Ligjit për Shtetësi, ndërsa muslimanët në këtë mënyrë u privuan nga e drejta e tyre themelore.

Lidërët e vendeve të OBI-së po ashtu theksuan se është e nevojshme që kriza të zgjidhet përmes rrugëve paqësore dhe dialogut dhe të synohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse e cila sjell harmoni mes grupeve shoqërore.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë masat e nevojshme në mënyrë që të sigurojë një mjedis në të njerëzit mund të jetojnë pa frikë nga ndëshkimi për shkak të përkatësisë etnike ose fetare dhe të pengohet përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes humanitare në Arakan.

Në deklaratë, liderët i bënë thirrje qeverisa së Mianmarit të respektojnë edhe rekomandimet e Komisionit Këshillimor për Arakanin të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Anan.

Më tej, liderët kanë kërkuar nga merren masat e nevojshme për kthimin e sigurtë të refugjatëve arakanezë të cilët kanë ikur nga dhuna dhe janë strehuar në Bangladesh.

Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

OKB-ja njofton se mbi 290 mijë muslimanë të Arakanit deri më tani kanë kaluar në Bangladesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit