Nëse doni të shijoni një bukë shtëpie nga duart tuaja, atëherë është koha të mësoni disa sekrete të vogla, përmes recetës së mëposhtme:
Përbërësit:
1 kg miell
1 majë lugë kafe me maja
½ lugë kafe me kripë
500 ml ujë të vakët
Përgatitja:
Në fillim trazoni bashkë majanë, me gjysmë luge miell dhe pak ujë të vakët. Më pas fillojmë zëmë brumin si zakonisht me miell, kripë, ujë dhe maja. E punojmë mirë brumin dhe më pas e lëmë te qendrojë në një temperaturë dhome për rreth 1 orë.
Pasi brumi është dyfishuar në madhësi, e punojmë sërish dhe e lëmë të pushojë edhe për 30 minuta të tjera. E fusim në furrë të piqet për rreth 20 minuta, në temperaturë 200 gradë. Ja ku përgatitët një bukë të shijshme, të cilën mund ta konsumoni në çdo vakt/shije