-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Murgjit duhet të çkyqen nga interneti”

Më të lexuarat

Patriku i Kishës Ortodokse Ruse (KOR), Kiril, u ka apeluar murgjve që të mos i shfrytëzojnë telefonat celularë për qasje në internet, në mënyrë që t’i shmangen ngashënjimit.

“Interneti është shndërruar në një ngashënjim të madh”, deklaroi patriku rus Kiril, derisa po qëndronte për vizitë në manastirin Zograf, në Greqi, njofton agjencia Reuters.

“Sipas mendimit tim, murgjit po sillen në mënyrë goxha të pamenduar. Nga njëra anë, ata po tërhiqen nga bota për të krijuar kushte të volitshme për shpëtim, e, nga ana tjetër, po i shfrytëzojnë telefonat celularë për qasje në internet, ku, siç e dimë, ekziston një numër i madh i gjërave të mëkatshme, të cilat i sjellin para ngashënjimit”, tha patriku Kiril.

Sipas definicionit, tradita e murgjve është goxha strikte, dhe ajo nuk duhet t’iu adaptohet kohërave moderne, sqaroi tutje patriku rus.

Në fakt, patriku Kiril edhe më parë ka tërhequr vërejtjen ndaj manipulimeve që bëhen në internet, megjithëse, nga ana tjetër, një përfaqësues i paemëruar i KOR pohon se, edhe vetë patriku e shfrytëzon internetin vazhdimisht, në kërkim të informacioneve të ndryshme që i duhen.

Ndryshe, vitin a kaluar në rrjetin social Facebook është hapur një profil kushtuar patrikut Kiril, me qëllim që, nëpërmjet saj, të përmbushet interesimi gjithnjë e më i madh i opinionit për prijësin fetar rus, i cili haptazi mbështet presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit, ndërkaq, kishën e ka përshkruar si, “një mbrojtëse të vlerave kombëtare ruse”.

Kisha Ortodokse e Rusisë është forcuar mjaft pas rënies së pushtetit ateist të ish-Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991. Sot konsiderohet që tri të katërtat e banorëve të Rusisë i takojnë besimit ortodoks./exp/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit