Unë do ta filloja duke bërë Report faqen tuaj zotëri, për një arsye të thjeshtë: Bini në kundërshtim me standartet e Facebook.
E si mund të bëhet e jashtëligjëshme një fe kur Enveri ka vdekur nga 30 e kusur vite?
Dy gjëra ka këtu: Ose do pranojmë se jemi në demokraci e ti lejmë besimtarët muslimanë që përbejnë shumicën në këtë vend, të qetë në jetët e tyre.
Ose do pranojmë se Enver Hoxha është hero kombëtar, përderisa me domosdo përpiqet klasa politike ta pasoje në ndalimin e fesë.
Ose e treta, përderisa ka përplasje kaq të fortë mes asaj që jeton populli dhe asaj që dikton ligji, atëherë TË NDRYSHOHET LIGJI, KUSHTETUTA. SEPSE LIGJI RREGULLOHET SIPAS NEVOJAVE TE POPULLSISE,E NE KEMI NEVOJE TE NDIHEMI TE RESPEKTUAR NGA LIGJI.
Epo pjesën dërrmuese të popullsisë nuk do ta nxjerrim të jashtëligjëshme Myftar, se këtë vetëm Greku e Serbi ta bën. Shqiptari Jo! E ne jemi në tokën tonë e në shtëpitë tona, hamë bukën tonë që e fitojmë me djersë.
Derisa të nxirrni Islamin si të jashtëligjshëm Kaçi, (se emrin Kastriot nuk e meriton… stë shkon fare asocimi me heroin kombëtar Gjergjin) po të rikujtoj se tashmë, je ti me sjelljen tënde i jashtëligjshëm, e po te kujtoj ligjet që ke shkelur, ju dhe gjithë ata si ty të cilët nxisin urrejtje ndërfetare, Lame, Ngjela, etj :
Neni 265 i Kodit Penal:
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 266 i Kodit Penal:
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 267 – Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po mirë e bëni pse jo, tashmë fushatat lajkatosëse për vota mbaruan. Mandat i ri synime të reja.
Turp për shqiptarët të heshtin përballë psikopatisë e terrorizmit tuaj.