-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ministria e Jashtme kritikon debatet antiturke në fushatat zgjedhore në Gjermani dhe Austri

Më të lexuarat

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se dukuria në fjalë është duke u ndjekur me keqardhje nga ana e Turqisë.

(AA) Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj ngritjes së fushatave zgjedhore në Gjermani dhe Austri mbi themele të sentimentit antiturk dhe pengimit të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se dukuria në fjalë është duke u ndjekur me keqardhje nga ana e Turqisë.

Sipas deklaratës, retorika në fushatat zgjedhore të të dyja vendeve paraqet një gjendje shqetësuese veçanërisht për Evropën.

“Politikanët e këtyre vendeve, të cilët janë të nominuar për të përcaktuar të ardhmen e shtetasve të tyre, në vend se të prodhojnë zgjidhje për sprovat politike dhe ekonomike me të cilat përballet Evropa, i dorëzohen një populizmi të pamenduar kundër Turqisë, dhe kjo gjendje është rrezik serioz jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e ministrisë turke po ashtu potencohet se kjo qasje populiste e zhveshur nga vlerat origjinale të BE-së inkurajon rrymat raciste dhe islamofobike që janë përhapur në Evropë.

“Politikanëve që gjatë krizës së refugjatëve vraponin pas nesh për të shpëtuar BE-në nga një kaos i madh, duam t’ua rikujtojmë se mbajtja e marrëdhënieve me Turqinë larg populizmit është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe për përgjegjësitë politike ndaj shtetasve të tyre, në mesin e të cilëve ka edhe shtetas me origjinë turke”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit