-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan bisedoi në telefon me lideren e Birmanisë për myslimanët rohingianë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësen e Mianmarit (Birmanisë), Aung San Suu Çii lidhur me zhvillimet e fundit në Arakan.

Në këtë bisedë telefonike Erdoani theksoi se rritja e shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj myslimanëve të Arakanit ka shkaktuar një shqetësim të thellë në mbarë botën, veçanërisht në vendet islame.

Erdoan dhe Aung San Suu Çii shkëmbyen mendime lidhur me çështjen dhe biseduan mbi mundësitë e zgjidhjes së krizës aktuale dhe dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit e rajonit.

Turqia dënon edhe terrorin, edhe operacionet që marrin në shënjestër civilët e pafajshëm, ka thënë Erdoan duke cilësuar se shndërrimi i ngjarjeve (në Arakan) në një krizë serioze humanitare ka ngjallur një shqetësim dhe indinjatë të thellë.

Erdoan gjithashtu vuri në dukje se Turqia mbështet përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa shtoi se gjatë këtij procesi duhet qëndruar larg përdorimit të forcës jo-proporcionale dhe duhet treguar ndjeshmëria maksimale në mënyrë që popullata civilet të mos preket nga këto zhvillime”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit