0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çokollata e errët ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Më të lexuarat

Sipas faqeve të internetit me këshilla për shëndetin, produktet e pasura me kakao, si për shembull çokollata e errët, mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë rezultatet e një studimi të bërë nga hulumtues gjermanë. Edhe pse njerëzit gjithnjë kanë qenë të mendimi se çokollata është një ushqim i shëndetshëm, për të nuk janë bërë shumë studime. Dobitë nga çokollata besohet se vijnë nga përbërës si polifenolet (ose flavonoidët), shpjegon Dr. Dirk Taubert, një ligjërues i njohur i farmakologjisë dhe i toksikologjisë në Këln dhe një nga drejtuesit e këtij studimi. Por megjithatë ky profesor ishte i kujdesshëm kur u shpreh se “sipas analizës sonë, konsumimi i rregullt i produkteve të kakaos të pasura me polifenol, si për shembull çokollata e errët, mund të konsiderohen pjesë e një diete për uljen e tensionit të gjakut, nëse nuk ka rritje të kalorive të marra. Megjithatë, në studimet tona, rezultatet e tensionit të gjakut që konstatuam ishin pas marrjes së dozave më të mëdha se ato normalet për produktet e kakaos dhe u vunë re vetëm në periudha të shkurtra kohore. Por sot ende nuk e dimë nëse ngrënia e përditshme e pak çokollate mund të ketë ose jo efekte të rëndësishme në tensionin e gjakut,” tha ai.
Studimet e mësipërme zgjatën mesatarisht dy javë, duke raportuar një ulje prej 20 për qind të rrezikut të një infarkti dhe 10 për qind të uljes së rrezikut nga një sëmundje koronare të zemrës. Gjatë studimeve mbi çajin, nuk u panë këto rezultate, edhe pse studimi zgjati katër javë.
“Ne nuk dimë ende se cilët janë përbërësit aktivë në kakao të cilët ulin tensionin e gjakut, por kemi dëshmi se shkaktarë janë polifenolët. Në fakt, janë me qindra polifenolët në kakao. Sigurisht, trajtimet me ilaçe janë baza e mbajtjes nën kontroll të tensionit të gjakut, por ky trajtim duhet të shoqërohet nga aktivitetet sportive dhe dieta e duhur. Marrja me masë e produkteve të kakaos mund të jetë pjesë e një diete kundër tensionit të lartë të gjakut,” u shpreh në fund Dr. Tauberti.
Përktheu: Eglantina Muça

/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit