4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 2/4‏

Më të lexuarat

4. Kujdesi i veçantë i Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në thirrjen e tij për pajisjen me devotshmëri.

Allahu, -azze ue xhelë!-, e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij, Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, që t’i ftojë njerëzit që të stolisjen e tyre me petkun e devotshmërisë.

            Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

قُلْ يَا عِبَادِ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا رَ‌بَّكُمْ

“Thuaj: “O robërit e mi, që keni besuar, ruajuni prej (dënimit) të Zotit tuaj!”.[1]

Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i kushtonte kujdes te veçantë porosive të Allahut, -xhele sha’nuhu!-: i kryente ato në përpikmëri, në vendin dhe kohën e duhur. Thirrja e tij ishte e koncentruar për devotshmëri. Dhe ne këtu po i sjellim disa shembuj në lidhje me këtë që e thamë:

a.      Leximi i ajeteve të cilat urdhërojnë për devotshmëri në çdo hyrje të hytbeve;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

“O besimtarë! – druajuni Perëndisë ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!”.[2]

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَ‌بَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِ‌جَالًا كَثِيرً‌ا وَنِسَاءً  وَاتَّقُوا اللَّـهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْ‌حَامَ  إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَ‌قِيبًا

“O njerëz! Druajuni Perëndisë, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe druajuni Perëndisë, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Perëndia, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji”.[3]

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا  يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ‌ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ  وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَرَ‌سُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

“O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë, që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh”.[4]

b.      Vazhdimisht i poorosiste shokët e vet që të pajisen me devotshmëri, ja disa raste:

1. Transmetohet nga imamët e umetit islam: Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Darimiu nga Urbati, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “U falëm një ditë me Pejgamberin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, pastaj, ai na u drejtua neve, e na predikoi një predikim elokuent, prej te cilit filluan të lotonin sytë dhe të rënqetheshin zemrat tona. E, dikush tha: “O i Dërguar i Allahut! Sikur kjo këshillë na duket të jetë lamtumirëse, atëherë ç’na këshillon?!’’ Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, tha: “Ju këshilloj që të pajiseni me frikërrespekt ndaj Allahut!”.[5]

2. Transmeton Imam Tirmidhiu nga Ebi Umamete, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “E kam ndëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë në hytben lamtumirëse: “Keni frikë Zotin tuaj, falni pesë kohët e namazit, agjërone ramazanin, jipne zeqatin e pasurisë suaj, bindjuni urdhëresave me të cilat jeni urdhëruar, kemi për të hyrë në xhenetin e Zotit tuaj”.[6]

3. Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub Ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurrahman Muadh ibën Xhebel, -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve!-, se Pejgamberi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Frikësoju prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, ngase ajo e shlyen atë dhe me njerëzit ji i moralshëm.”[7]

4. Transmeton Imam Buhariu prej Enes Ibën Malikut, -Allahu qoftë i kënaqur me të dy!, se ka thënë: “Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kaloi pranë varrezave dhe pa një grua aty duke qajtur, e i tha: “Frikësoju Allahut dhe bën sabër!”.[8]

 

            Ajo çka ne mund të përfitojmë nga këshillat pejgamberike të lartëpërmendura:

a.      Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i urdhëroi shokët e tij për devotshmëri, qoftë një nga një apo në hytbe a në ndonjë mbledhi, gra  e burra.

b.      Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, urdhëronte për devotshmëri në çdo gjendje dhe vend.

 

5. Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i lutej Allahut që ta furnizonte me devotshmëri

Edhe pse ishte prej të zgjedhurve të Allahut, shembulltyrë për edukatë, moral, devotshmëri, etj., megjithatë nuk ndalej së luturi Allahun, -azze ue xhele!-,  që ta pajisë me devotshmëri. Këtu para jush po paraqesim disa nga lutjet me këtë përmbajte të cilat i bënte, Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-:

a.                    Transmeton Imam Muslimi prej Abdullah ibn Mesudit, i cili e ka dëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “Allahu im! Unë të lus për udhëzim,  devotshmëri, dëlirësi dhe mosvarësi nga të tjerët!”[9]

b.          Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kur merrte udhë për dikund, e bënte një dua, tek e cila njashtu theksohej lutja për devotshmëri;

 

1.       Kur i hypim mjetit të udhëtimit, vallë si duhet vepruar sipas sunetit Profetik?!

Kur e vendosim këmbën themi: “Bismil-lah! Me emër të Allahut!”, e kur të drejtohemi themi: “Elhamdulilah! Falënderimi i qoftë Allahut!”, pastaj vazhdojmë duke thënë:

سبحان الذي سخر لنا هذا وما كنا له مقرنين وانا الى ربنا لمنقلبون

“I madhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë.”[10]

Më pas vazhdojmë duke thënë: “Elhamdulilah!” (Tre herë), “Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi” (tre herë) e, në fund themi:

 

2.      Kur marrim rrugë të gjatë

اللهم انا نسألك في سفرنا هذا البر و التقوى ، ومن العمل ما ترضى ، اللهم هون علينا سفرنا هذا واطو عنا بعده ، اللهم أنت الصاحب في السفر و الخليفة في الأهل ،

 “O Zot, të lutemi të na dhurosh në këtë udhëtim mirësinë, devotshmërinë dhe nga veprat tona atë që je i kënaqur Ti. O Zot, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na e bëj të rehatshëm rrugën e tij. O All-llahu im, Ti je Shoqëruesi më i mirë në udhëtim dhe Zëvendësi më i mirë në familje. O Zot, na ruaj nga udhëtimet e vështira, nga shikimet qëllimkëqia dhe nga keqësimi i gjendjes në pasuri dhe familje.”[11]

           

E kur kthehemi në shtëpi themi:

 “U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i bërë Zotit tonë falënderim.”[12]

c.                          Imam Muslimi transmeton se  Zejd Ibën Erkami, -Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!-, ka thënë: “Nuk po ju them asgjë nga vetja ime, përpos asaj që kam e dëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “O Allahu im, kërkoj strehim tek Ti nga paaftësia,  përtacia, frika, pafuqia, koprracia dhe dënimi i varrit. O Allahu im! Pajise shpirtin tim me devotshmëri, ma pastro shpirtin tim nga çdo gjë që është e ligë,sepse Ti je Pastruesi më i Mirë. Ti je Mbrojtësi im. O Allahu im, kërkojë strehë tek Ti të më ruash nga dituria e padobishme, zemra që nuk ka frikërrespekt, shpirti i pangopur dhe nga thirrja të cilës nuk i përgjigjesh!”.[13]

d.                         Imam Ahmedi transmeton nga Abdullah bin Ebi u’fin, -Allahu qoftë i kënaqur me të dytë! se Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, thoshte: “O Allahu im, pajise jetën time me devotshmëri, vdekjen time me devotshmëri dhe më ruaj nga përfundimi i turpshëm (i keq)”.[14]

 

Vazhdon…

Nga Shejh Dr. Fadël Dhuhur El-Ilahiji

Përktheu: Suad Shabani

Medine En-Nebeuijje, 25.03.2013

 

 



[1] Kuran, Ez-Zumer: 10.

[2] Kuran, Ali Imran: 102.

[3] Kuran, En-Nisa: 1.

[4] Kuran, El-Ahzab: 70-71.

[5] Shiko: “Sahih Sunen ebi Davud”, nr.467.

[6] Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi” nr.502; Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për sahih (1/190).

[7] Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi”, Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për hasen.

[8] Shiko: “Sahih El-Buhari” (Kitabul-xhenaiz), nr. hadithit 1252.

[9] Shiko: “Sahih El-Muslim” (Kitab: Edh-Dhikr, dua, teube), 72-(2721), 4/2089.

[10] Kurani, Ez- Zuhruf;14.

[11] Shiko: “Sahihu Muslim” (Kitabul Haxh), 1342.

[12] Transmeton Imam Muslimi nga Abdullah ibën Omeri.

[13] Muslimi,nr.2722.

[14] Imam Ahmedi në Musnedin e tij,nr.19402,ndërsa Shejh Shuajb Arnauti e vlerëson hadithin si hasen(të mirë).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit