14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Një nobeliste paqeje, apel “shoqes” së saj në Mianmar: fol dhe ndal masakrat ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Malala Yousafzai, fituesja e Nobelit për Paqe, i bëri thirrje laureates tjetër të këtij çmimi, Aung San Suu Kyi, të dënojë, trajtimin e turpshëm të muslimanëve Rohingya në Mianmar.

Afro 90,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga dhuna në këtë vend, për të gjetur strehim në Bangladesh.

Përleshjet kanë shpërthyer më 25 gusht, pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë budiste.

Myslimanët që kanë ikur në Bangladesh, thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve.

Është kjo sfida më e madhe politike me të cilën po përballet udhëheqësja e Myanmar, Suu Kyi.

Disa kritikë perëndimorë thonë se ajo nuk e ka mbështetur pakicën myslimane, e cila prej shumë kohësh ankohet për persekutim.

Në një deklaratë në Twitter, Malala tha se “bota është duke pritur Suu Kyi të flasë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit