3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Regjimi i Asadit bombardon tregun në Damask

Më të lexuarat

Të paktën 15 civilë janë plagosur si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga regjimi i Asadit në Siri në një treg në Guta-n Lindore e cila ndodhet në kuadër të “rajoneve jokonfliktuale” në Damask

DAMASK (AA) – Të paktën 15 civilë janë plagosur si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga regjimi i Asadit në Siri në një treg në Guta-n Lindore e cila ndodhet në kuadër të “rajoneve jokonfliktuale” në Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Omer Ebu Ubejde, përgjegjësi për media i Mbrojtjes civile (Beretat e bardha) në rajonin Ajn Terma, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Forcat e regjimit kanë ndërmarrë një sulm me artileri në tregun në rajonin Ajn Terma. Si pasojë janë plagosur 15 civilë, ku disa ndodhen në gjendje të rëndë”.

Duke vënë në dukje se të plagosurit janë marrë në trajtim mjekësor në spitalet e improvizuara në rajon, Ubejde tha se në tregun ku kanë rënë predhat e artilerisë janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Fejlak Er-Rahman një nga grupet opozitare ushtarake në rajonin Guta Lindore në një deklaratë njoftuan se dje janë vrarë 25 ushtarë të regjimit pas një kundëpërgjigjegje ndaj sulmeve të tij. Ai tha se sulmi i regjimit ndaj civilëve ka nodhur menjëherë pas këtij zhvillimi.

Regjimi i Asadit pavarësisht armëpushimit të shpallur nën vëzhgimin e Rusisë, Turqisë dhe Iranit vazhdon sulmet ndaj rajonit Guta Lindore të cilën e mban nën rrethim që prej 5 vitesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit