3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Indonezia ofron zgjidhje për krizën në Arakan

Më të lexuarat

Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u takua me homologen nga Mianmari, Aung San Suu Kyi, ku ofroi zgjithje për t’i dhënë fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar

XHAKARTË (AA) – Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u takua me homologen nga Mianmari, Aung San Suu Kyi, ku ofroi zgjithje për t’i dhënë fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimet e zhvilluara në Mianmar, ministrja e Jashtme e Indonezisë Retno Marsudi, u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mianmarit dhe ministren për Presidencë të Shtetit Suu Kyi.

Në këtë takim ku u diskutua kriza në Arakan, Marsudi theksoi se janë të shqetësuar për krizën në Arakan (Rakhine) të Mianmarit dhe propozoi një zgjidhje e cila përbëhet nga 4+1 pikë.

Marsudi, propozoi që të sigurohet paqja dhe stabiliteti, të shmanget dhuna, të mbrohet populli në rajon pa bërë dallime fetare apo racore dhe të lejohet ndihma humanitare.

Duke nënvizuar se këto katër elemente janë elementet thelbësore për të parandaluar rritjen e krizës humanitare dhe pasigurisë, Marsudi vuri në dukje se raporti i rekomandimit i dalur nga Komisioni Këshilldhënës i Arakanit, i kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan duhet të përmbushet sa më parë.

Në takim po ashtu u diskutua edhe çështja e investimeve të Indonezisë që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit Arakan sa i përket shërbimeve shëndetësore, ekonomike dhe arsimore.

Pas takimeve në Mianmar, Marsudi do të udhëtojë për në kryeqytetin e Bangladeshit, Dakka për të diskutuar situatën e refugjatëve nga Arakani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit