Gjykimi I vrasësit norvegjez Anders Behring Breivik ka vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë me raportet e pas vdekjeve si dhe me dëshmitarët e masakrës së Utojas ku u vranë 69 persona.
Breivik arriti në gjykatë të mërkurën dhe shikoi përreth dhomës së gjykatës përpara se të ulej në tavolinën e mbrojtësve së bashku me avokatët e tij.Gjatë pasdites pritet që të dëshmojnë tre dëshmitarë.Vrasësi norvegjez kishte vrarë 77 persona më 22 korrik të vitit të kaluar. Ai ka pranuar të ketë hedhur bombën në Oslo si dhe për të shtënat në ishullin Utoja por e ka mohuar përgjegjësinë kriminale./klankosova/kohaislame