-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Indi, hindusët sulmojnë muslimanët që donin të thernin lopë për kurban

Më të lexuarat

Në Indi, janë të shpeshta incidentet të cilat ndodhin për shkak të therjes së lopëve e cila në disa provinca trajtohet si një vepër penale e dënueshme me burgim

Disa hindusë lokal u janë vërsulur familjeve muslimane të cilat në veri të Indisë kishin pasur për qëllim të therin lopë për Kurban Bajram, me ç’rast disa persona kanë përfunduar të lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat e Indisë raportojnë se incidenti ka ndodhur të shtunën në provincën veriore të Indisë, Haryana, të cilit i ka paraprirë synimi i disa familjeve muslimane të grupit etnik Rohingya të therin lopë për kurban.

Pjesëtarët e besimit hindu i kanë sulmuar me pretekstin se lopët për ata paraqesin qenie të shenjta.

Banori lokal, Shakir Ahmet tha se muslimanët hoqën dorë nga therja për çka kishin dashur të shesin lopët e blera për kurban, por hindusët lokalë i sulmuan duke lënduar të paktën katër persona.

Në Indi, janë të shpeshta incidentet të cilat ndodhin për shkak të therjes së lopëve dhe konsumit të mishit të tyre, i cili në disa provinca trajtohet si një vepër penale e dënueshme me burgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit