3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Liban, refugjatët palestinezë ëndërrojnë kthimin në atdhe

Më të lexuarat

Kampi i refugjatëve Bourj el-Barajneh në të cilin jetojnë pjesa më e madhe e refugjatëve palestinezë, është një nga vendet ku qartë shihet se në çfarë kushtesh jetojnë migrantët

BEJRUT (AA) – HUSEYIN ALTINALAN

Refugjatët palestinezë të cilët për shkak të politikave të Izraelit, strehim kanë kërkuar në Liban, nëpër kampe ku jetojnë në kushte të rënda ëndërrojnë ditën kur do të kthehen në atdhe.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Liban jetojnë rreth 450 mijë refugjatë nga Palestina, ndërsa 62 për qind e tyre jetojnë në 12 kampe refugjatësh në të cilat kushtet e jetesës janë larg idealeve.

Refugjatët tjerë janë të vendosur në afërsi të kampeve ose në pjesë të tjera të vendit.

Kampi i refugjatëve Bourj el-Barajneh në të cilin jetojnë pjesa më e madhe e refugjatëve palestinezë, është një nga vendet ku në mënyrë më të qartë shihet se në çfarë kushtesh jetojnë migrantët. Kampet nuk përmbushin as standardet e caktuara themelore.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) në rrugët e ngushta të kampit takoi një grua në moshë e cila tha se dëshira e vetme e saj para vdekjes është të shohë vendlindjen Jenin, të cilën e braktisi atë kur ajo ishte vetëm katër vjeç.

Refugjatja e Palestinës Ummu Hafsa thotë se nuk kanë kontakt me familjarët.

“Krahas asaj se është qindra kilometra larg, secili këtu jeton me shpresën se një ditë do të kthehemi në atdhe. Kemi arritur këtë vetëdije t’ua bartim gjeneratave të reja”, shtoi Ummu.

Mustafa Yunus i cili punon në organizatat humanitare tha se ka lindur në Liban, porse pikëllohet çdoherë kur dëgjon se dikush përmend Palestinën.

“Them se duhet kthyer atje, por momentalisht për fat të keq nuk kemi fuqi ta bëjmë atë. Bota arabe nga e cila presim të na shpreh mbështetje, asgjë nuk bën. Teksa duhej të luftojnë kundër armiqve cionistë, muslimanët luftojnë njëri me tjetrin. Bota arabe nuk ndërmerr diçka as për Palestinën, as për Jerusalemin”, deklaroi Yunus.

Përkundër të gjitha fatkeqësive, beson se në të ardhmen e afërt do të kthehet në vendin e tij.

“Vetëm bota islame të takohet, të mbledh forcat. Kjo nuk është aq e vështirë. Besoj se ka ardhur koha që kjo të bëhet”, tha Yunus.

Nëna e tij ka lindur në Palestinë.

“Një grup hebrenjsh një natë sulmuan fshatin e tyre për shkak të cilës doemos duhej të arratiseshin. Kur emigruan në Liban, ka pasur dy vjet. Shumë familjarë tanë i kanë vrarë cionistët”, tha Yunus i cili shtoi se çdo herë kur përmendet Palestina nëna e tij reagon me shumë emocione.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit