-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në Siri vriten një amerikane dhe dy evropianë që luftonin në anën e çlirimtarëve

Më të lexuarat

Një shtetase amerikane, një qytetar britanik dhe një shtetas i një vendi tjetër evropian janë vrarë në Siri gjatë luftimeve në anën e kryengritësve, njoftoi përfaqësuesi i opozitës siriane në Londër.

Sipas të dhënave të mediave të SHBA-së, amerikania e vrarë 33-vjeçare disa vite më parë pranoi Islamin.

Tre shtetasit e huaj të vrarë në Siri, të cilët luftonin në anën e çlirimtarëve, ishin anëtarë të grupit  “Xhebkhat an-Nusra”. Midis tyre figuronin një qytetar i paidentifikuar i Britanisë së Madhe dhe amerikania 33-vjeçare Nicole Mansfield, njoftuan mediat siriane.

Nicole Mansfield u identifikua falë patentës së shoferit dhe pasaportës, të cilat u gjendën në veshjet e së vdekurës. Ka njoftime se disa vite më parë ajo u konvertua në myslimane.

Të tre të huajt u eleminuan fizikisht gjatë një operacioni të regjimit i mbështetur edhe nga burime të jashtme. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit