6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

‘Soros të shpallet terrorist dhe t’i konfiskohet pasuria’ 70 mijë amerikanë nënshkruajnë peticionin

Më të lexuarat

Në më pak se dy javë, më shumë se 70,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke akuzuar miliarderin George Soros për tradhti ndaj SHBA-së dhe duke kërkuar që ai dhe bashkëpunëtorët e tij të deklarohen si “terroristë të brendshëm” .

Qytetarët gjithashtu kërkojnë pasuria dhe të gjitha asetet e tij të konfiskohen.

Peticioni nisi fillimisht më 20 gusht në faqen e Peticioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe ka marrë më shumë se 70,500 nënshkrime që nga mëngjesi i së premtes.

Nëse arrin 100,000 nënshkrime para 19 shtatorit, Shtëpia e Bardhë do të duhet të japë një përgjigje formale.

Krijuesit e peticionit, të quajtur “Populli” thonë se Sorosi u përpoq të “destabilizojë dhe të kryejë akte rebelim kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj”.

Për të arritur këto qëllime, autorët e peticionit thonë së “Soros ka krijuar organizata të shumta me qëllimin e vetëm që të aplikojë taktikat terroriste për të shkatërruar qeverinë amerikane “.

Ata saktësojnë se miliarderi i njohur veproi sipas modelit “Alinsky”, një model që referohet organizatorit dhe shkrimtarit të komunitetit amerikan Saul Alinsky. Në librin e tij ‘Rregullat për Radikalët’, ai përshkruan 13 rregulla për luftën politike për të pushtuar pushtetin.

Peticioni i bën thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që të “deklarojë menjëherë George Sorosin dhe të gjitha organizatat e tij si dhe anëtarët e stafit si terroristë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit