-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi – Ky trajtim çnjerëzon ndaj myslimanëve të Arakanit nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Ministri i BE-së i Turqisë reaguan ashpër ndaj masakrave të myslimanëve në Arakan të Mianmarit.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se ky trajtim çnjerëzon ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me homologun e tij nga Maldivet, Mohamed Asim tha se “Ka ardhur koha për gjetjen e një zgjidhjeje rrënjësore këtij problemi. Tërë bota duhet të tregoj sensibilitet ndaj kësaj”.

Ndërkaq ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik bëri të ditur se në tre ditët e fundit në provincën Arakan të Mianmarit janë masakruar me mijëra myslimanë, ndërsa janë zhvendosur mbi 100 të tjerë.

Reagimin e tij ministri Çelik e shprehu nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.

Në postimin e tij të bërë në rrjetet sociale duke përdorur fotografitë nga masakra, ministri Çelik shkruan kështu: “Pothuajse nuk ekzistojnë fare e drejta dhe institucionet ndërkombëtare dhe masakrat në Arakan vetëm vëzhgohen. Ky krim kundër njerëzimit është kthyer në gjenocid”.

Omer Çelik bëri të ditur se institucionet e OKB-së dhe Bashkimit Evropian duhet ti paraprijnë ndalimit të masakrës në këtë rajon me metoda të shpejta dhe efikase.

Edhe Zëvendëskryeminsitri Bekir Bozdag tha se “Dënojmë ashpër këtë masakër që i ngjanë gjenocidit”, ndërsa shtoi se ndjejnë keqardhje të madhe për dhunën e përshkallëzuar, vrasjet dhe plagosjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit