Biznesmenë të Kosovës, kanë zgjedhur një mënyrë tërësisht të veçantë për t’i thënë faleminderit Kukësit për atë çfarë ka bërë gjatë pritjes së madhe në vitin ‘99.
Me kontributet e tyre po rindërtojnë çerdhen e lagjes nr. 3 të Kukësit. Baza materiale, por edhe fuqia punëtore kanë ardhur të gjitha nga Kosova si pjesë e kompanive sipërmarrëse në këtë investim.
Kjo është mundësuar nga koordinimi i kryetarit të bashkisë Kukës, ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozit dhe bizneseve kosovare që janë treguar të gatshëm për këtë kontribut.