-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Schulz ankohet: Erdogani po na ngrehë për hunde

Më të lexuarat

Ka mbetur më pak se një muaj deri në zgjedhjet e Gjermanisë, dhe kreu i Social Demokratëve e ka tejet të vështirë të flas për Turqinë.

Por në një intervistë televizive, Martin Schulz tha se ishte i gatshëm të vepronte ashpër me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nëse ai zgjidhet si kancelar.
“Edhe sa kohë duhet të qëndrojmë kokëulur derisa z. Erdogan na kapë nga hunda? Në një moment ne do të arrijmë në fazën ku duhet të themi se normat ligjore duhet të pranohen dhe njerëzit të lirohen,” tha ai duke iu referuar mijëra të burgosurve pas grushtit shtetit ushtarak të vitit etë kaluar në Turqi.
Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve diplomatike gjithnjë në rritje midis dy vendeve, dhe pas thirrjeve nga Erdogan që 1.2 milionë turqit që kanë të drejtë vote në Gjermani, të mos e votojnë as Schulz e as Merkel.
Sondazhet tregojnë se Merkel është përpara në garën e vështirë për Bundestagun, pavarësisht akuzave të Schulz se ajo është jashtë kontaktit me votuesit. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit