Të dhënat satelitore tregojnë djegie të tokave dhe vendbanimeve në të paktën 10 zona në shtetin Rakhine të Myanmarit.Kjo korrespondon me krimet e vazhdueshme të ushtrisë budiste ndaj popullsisë myslimane – Rohingya.
Banorët dhe aktivistët kanë akuzuar se ushtarët kanë vrarë pa dallim burrat, gratë dhe fëmijët e paarmatosur të komunitetit Rohingya, duke kryer edhe zjarrvënie.Autoritetet në Myanmar e pranojnë se 100 vetë janë vrarë që nga e premtja, por raportet e pavarura të Human Rights Watch tregojnë se ky numër është shumë më i madh. Lidhur me këto raporte kanë shfaqur shqetësim edhe organet më të larta të OKB-së.