-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sirianët Kurban Bajramin do ta presin në atdhe

Më të lexuarat

Në 13 ditët e fundit 44 mijë refugjatë janë kthyer përkohësisht në Siri për të pritur Kurban Bajramin me familjet e tyre, kurse kthimi në Turqi është planifikuar nga 5 shtatori deri më 15 tetor

KILIS (AA) – Refugjatët sirianë të vendosur në Turqi, të cilët dëshironin që Kurban Bajramin të kalojnë me familjen e tyre, vazhdojnë të kthehen në atdhe. Gjatë 13 ditëve të fundit, 44,000 refugjatë u kthyen në Siri për të kaluar festën me familjet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë sirianë të cilët dëshironin ta kalonin Bajramin në atdhe pas plotësimit të kërkesës në sistemin e zyrave të prefekturës së Kilisit në Turqi u transportuan në vendkalimin kufitar Oncupinar.

Në qendrën mjekësore të ngritur nga Departamenti i Shëndetit Publik të Kilisit, vaksinohen fëmijët e moshës deri në 15 vjeç.

Siriani Abdullah Muhammed tha se për shkak të intensifikimit të konfliktit tre vjet më parë ai ishte detyruar të largohej nga Azazi dhe të kalonte në Turqi, ku është vendosur në Stamboll. Ai është i lumtur që mund të shoh gruan dhe familjen e tij.

Po ashtu edhe Isa Dervis tre vjet më parë, u largua nga Cobanbey në të cilin jetonte, sepse kontrolli i zonës kaloi në duart e organizatës terroriste DEASH. Ai thotë, se pasi kishte ikur në Turqi, nuk ka parë shumicën e të afërmve të tij.

Kthimi i refugjatëve është planifikuar në mes 5 shtatorit dhe 15 tetorit. Kolona e automjeteve në vendkalimin kufitar Oncupinar është rritur për shkak të transportimit të kamionëve me ndihmë humanitare e cila ka arritur në mbi tre kilometra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit