-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Palestinezët kërkojnë kufomat e të afërmve të tyre

Më të lexuarat

Dhjetëra palestinezë të cilët u mblodhën për protestë përballë zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, kërkuan dorëzimin e arkivoleve të ndaluara nga Izraeli

GAZA (AA) – Dhjetëra palestinezë të cilët u mblodhën në Rripin e Gazës, kërkuan arkivolet e të afërmve të tyre të ndaluar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra palestinezë të cilët u mblodhën për protestë përballë zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, kërkuan dorëzimin e arkivoleve të ndaluara nga Izraeli dhe njoftimin për fatin e personave të humbur palestinezë.

Nëna palestineze djali i së cilës është humbur 11 vite më parë, Ahlam Fervane, në një deklaratë në protestë thotë se deri më tani nuk ka arritur të marrë asnjë informacion për të birin e saj.

Duke rikujtuar se pas vrasjes së të birit të saj nga ushtarët izraelitë, Fervane, thotë se kërkesa e tyre për dorëzimin e arkivoleve nuk është mbështetur nga institucionet ndërkombëtare.

Neshet el-Vahid, i cili foli në emër të komitetit tha se ka palestinezë të shumtë për të cilët nuk ka informacione. “Ne kërkojmë dorëzimin e kufomave të ndaluar dhe zbulimin e numrit të vërtetë dhe të varreeve të fshehura”, tha ai.

Sipas një deklaratë të muajit qershor të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thuhet se në sulmet e realizuara nga Izraeli që nga viti 2014, nuk dihet fati i 19 palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit