Amerikanët hedhin 25% të ushqimit dhe pijeve që blejnë në muaj, duke i kushtuar mesatarisht një familjeje deri në 2200 dollarë në vit. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjërat janë pak më të mira që kur qeveria ka iniciuar një plan për të reduktuar mbeturinat, duke sqaruar se ushqimi nuk skadon fiks në ditën e etiketës. Ata arritën të reduktojnë mbetjet shtëpiake me 18% deri në 2013, por britanikët ende po hedhin 20% të asaj që blejnë!
Po në vendin tonë? Duket se edhe ne jemi tepër problematikë në këtë drejtim, edhe pse relativisht jemi një vend i varfër, mbeturinat janë shumë! Bota ka kohë që i ka hyrë këtij diskutimi: Ti hedhim apo ti ndihmojmë me ushqime ata që skanë mundësi? Hedhja e ushqimit nuk ka të bëjë vetëm me hedhjen e parave gjithashtu. Ajo ka një kosto edhe për mjedisin, pasi shumica prej tyre nuk mund të riciklohen. Mbetjet e ushqimeve përbëjnë 23% të emetimeve të metanit të SHBA.
Si ta shmangim?
Blini aq sa konsumoni!
Nuk ka arsye përse të blini ushqim përtej limitit. Nëse doni të riblini diçka, kujtohu se supermarketi është më afër nga sa e mendon.
Ruajini në ngrirje!
Ju e dini se ngrirja e ushqimeve është mënyra më ë mirë për ti përdorur ato edhe pas një kohe të gjatë, pa qenë nevoja për ti hedhur. Atëherë çfarë prisni?
Bëni një listë të blerjeve
A e dini se supermarketi është vendi i blerjeve rastësore? Gjysma e frigoriferit apo dollapeve tona përmbajnë ushqime që nuk na nevojiten. Për ta shmangur këtë mund të hartoni një kalendar ushqimor. Të jeni të sigurt që do ju ndihmojë të shmangni blerjet e kota të ushqimeve që destinacion do të kenë koshin dhe jo stomakun tuaj!
Blini një mollë të vetme
Shumica prej nesh e ka siklet të blejë vetëm një frut të vetëm. Kërkon gjithmonë të blejë me kilogramë. Por nëse blini 10 mollë njëherësh a nuk u mërziten ditën e tretë?
Në përfundim mund të themi që blerja e ushqimeve aq sa duhen, konsumimi i tyre dhe ruajtja në ngrirje janë vetëm disa nga mënyrat më praktike, për të shmangur hedhjen e mijëra ton ushqime teksa për dreq, pjesa tjetër e popullsisë kërkon vetëm disa thërrime për mbijetesë!