8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Shqyhen portat” e Mekës: miliona pelegrinë mësyjnë qytetin e shenjtë për Haxh

Më të lexuarat

Më shumë se 1.4 milionë myslimanë kanë arritur deri tani në Arabinë Saudite për kryerjen e peligrinazhit vjetor, të njohur si Haxhi.

Më shumë se dy milionë njerëz pritet të marrin pjesë në haxhin e këtij viti, një shtyllë islame të cilin muslimanët e aftë duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre, dhe që nis javën e ardhshme.

“Deri tani 1,313,946 pelegrinë kanë mbërritur nga ajri, 79,501 nga toka dhe 12,477 nga deti, një rritje prej 33 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha agjencia shtetërore e shtypit Saudit, duke cituar zyrtarët e pasaportave.

Ky numër përfshin më shumë se 400 pelegrinë nga Katari, njoftoi media vendase, pavarësisht përplasjeve mes Dohas dhe Riadit.

Haxhi po mbahet në kohën e një krize të rëndë olitike në Gjirin Persik në dekada, me Arabinë Saudite e cila po udhëheq një bllok të katër shteteve që pezulluan të gjitha lidhjet me Katarin më 5 qershor.

Ministria shtoi se është përgatitur për të menaxhuar turmat shtesë pas përfundimit të punëve zgjeruese në Xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i respektuar në Islam. Më shumë se 1.8 milion besimtarë morën pjesë në Haxhin e vitit të kaluar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit