Pjesët e armëve u gjetën gjatë skanimit të tri pakove të një kompanie të postës së shpejt por pronarët e të cilave nuk dihen ende
Policia shqiptare ka arritur të kapë disa armë në aeroportin e Rinasit.
Sipas policisë pjesët e armëve u gjetën gjatë skanimit të tri pakove të një kompanie të postës së shpejt por pronarët e të cilave nuk dihen ende.
“ Në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake”, theksohet në njoftimin e policisë transmetojnë mediet në Tiranë. Ndërsa destinacioni i këtyre armëve luftarake ishte Britania e Madhe. Pjesët e kallashnikovëve ishin ndarë në 3 pako ndërsa policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave të implikuar në këtë tentativë trafiku.