0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përflasin deklamimin “Allahu Ekber”, dy kryebashkiakë italianë përballen me kritika të ashpra (video)

Më të lexuarat

Vërejtjet ndaj “Allahu Ekber” nga ana e dy kryebashkiakëve italianë, kanë nxitur kritika të ashpra, pasi një video që tregon atë të Firences, Dario Nardella duke bërë shaka me homologun e tij të Venecias, Luigi Brugnara është shpërndarë në mënyrë virale.

Ky i fundit tha gjatë një konference për terrorizëm në Rimini të Italisë se kushdo që bërtet “Allahu Ekber” do të qëllohet për vdekje, duke nxitur duartrokitje nga delegatët tjerë.

“Nëse dikush thërret ‘Allahu Ekber’ teksa kalon nëpër sheshin e Shën Markut, ne do t’i vrasim ata”, tha Brugnaro. “Një vit më parë, thashë (ata do të qëllohen) pas katër hapash, tani po them se kjo do të ndodhë pas tre (hapa)”.

Brugnara theksoi se është e nevojshme që Venecia të rrisë sigurinë e saj në luftën kundër terrorizmit, duke shtuar se katër personat të cilët besohet se kanë pasur për qëllim që të hedhin në erë urën Rialto, u arrestuan disa muaj më parë.

“Ata thanë se donin të shkonin për t’u takuar me Perëndinë, andaj ne do t’i dërgojmë ata drejt e te Perëndia, pa pasur nevojë që t’i hedhin në ajër ato ura; ne vetëm do t’i qëllojmë ata’’.

Pas përfundimit të debatit, Brugnara ishte habitur nga homologu i tij i Firences, Nardella, i cili pasi iu afrua atij bërtiti “Allahu Ekber”, një veprim ky i cili u prit me të qeshura.

Takimi i çuditshëm u kap në kamera dhe më pas u shpërnda në mënyrë virale nga media italiane, duke shkaktuar reagime të përziera.

Shumica e mediave interpretuan shakanë me “shije të dobët”, duke marrë parasysh sulmet më të fundit vdekjeprurëse terroriste në Spanjë.

Kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella kërkoi falje për qëndrimin e tij në konferencë, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Më vjen keq për disa vërejtje që u kapën në video dhe u postuan në internet”, thuhet në postim.

“Nuk ishte qëllimi im që të ofendoj askënd, aq më pak gjithë komunitetin musliman. Nuk kisha për qëllim që të bëj shaka me fenë e tyre, as të ndjell ngjarjet tragjike të ditëve të fundit.”

Italia ka qenë një nga vendet e pakta evropiane që nuk janë shënjestruar nga sulmet terroriste në vitet e fundit.

Grupet muslimane kanë raportuar për një rritje të incidenteve islamofobe të urrejtjes në gjithë Evropën, pas sulmeve terroriste që patën në shënjestër Francën, Belgjikën, Gjermaninë dhe më së fundi Spanjën.

“Allahu Ekber” – Zoti është më i madhi! –  është një deklamim i zakonshëm në vokabularin e një muslimani, në formën e një kredoje besimi. Si togfjalësh mund të haset në një komunikim të zakonshëm, si dhe gjatë ritualit bazë, siç është namazi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit