Dukja në Lindjen e Mesme e sistemeve ruse të mbrojtjes kundërajrore “S-300” (russ. “C-300”) në një radhë me furnizimet e raketave nga Irani, po destabilizon rajonin, deklaroi të enjten Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në një takim me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahun në Jeruzalem, duke shtuar se do të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi.
“Raketat “S-300″, që vijnë nga Rusia, raketat prej vendeve të tjera, nga Irani, destabilizojnë rajonin. SHBA-ja është e mbushur plot vendosmëri për zgjidhjen e kësaj çështjeje – jo vetëm për hir të sigurisë së Izraelit, por edhe për shkak të preokupimit të saj për sigurinë e rajonit”, – tha John Kerry.