3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ekstremistët e djathtë amerikanë “të tjerët” nuk i shohin si njerëz

Më të lexuarat

Forscher dhe Kteily realizuan një anketë për t’i parë qëndrimet psikologjike të 447 personave të cilët e identifikonin veten brenda “alt-right”

ANKARA (AA) – Një hulumtim në SHBA zbulon se personat të cilët kanë identifikuar emrat e tyre me idetë ekstremiste të djathta “alt-right”, që është shkurtesa e fjalëve “e djathta alternative”, njerëzit me ngjyrë, demokratët, gazetarët, feministët dhe muslimanët i shohin si “anëtarë të llojeve më pak të zhvilluara se njerëzit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një hulumtim nga profesori i Universitetit Arkansas të SHBA-ve Patrick Forscher dhe të atij nga universiteti Northwestern Nur Kteily, u analizuan profilet psikologjike të personave të cilët e ndjejnë veten afër me idetë e ekstremistëve djathtistë “alt-right”.

Forscher dhe Kteily realizuan një anketë për t’i parë qëndrimet psikologjike të 447 personave të cilët e identifikonin veten brenda “alt-right”.

Hulumtuesit të cilët përpiqeshin të kuptojnë se si i shohin këta persona njerëzit e grupeve të tjera, të pakicave fetare dhe të personave të cilët nuk janë të të njëjtit mendim politik, nga pjesëmarrësit kërkuan që t’i vendosin grupet e përkatësisë politike brenda një skeme të evolucionit njerëzor.

Pjesëmarrësit të bardhët, suedezët dhe ata që e votojnë Partinë Republikanë i kanë vendosur brenda skemës “të njerëzimit të evoluar”, kurse personat me ngjyrë, meksikanët, ata të cilët kanë votuar Partinë Demokrate, gazetarët, feministët, arabët dhe muslumanët brenda llojeve “më të ulët se njerëzit”.

Draft teksti i hulumtimit i cili ende nuk është publikuar në ndonjë revistë shkencore, ndodhet në arkivin e ueb faqes së sistemit të dokumenteve “Psyarxiv Preprints”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit